Kryetari i Partisë Social-Demokrate, Dardan Molliqaj ka kritikuar gjendjen në të cilën sot gjenden punëtorët në vendin tonë dhe ka drejtuar kritika ndaj pushtetit. Ai ka shkruar se 1 Maji është dita e punëtorëve që mundësuan funksionet bazike të jetës kur të gjithë u strukëm nga virusi. Janë dy vjet që rreziku i tyre ishte ushqim dhe shëndet për ne. Qeveritë ndërkohë, ndajnë nga 100 euro, ose edhe më keq: iu japin pronarëve në emër të tyre. 1 Maji është ditë e rezistencës. Ai na mëson se fitoret historike si pushimi e dita 8 orëshe e punës janë paraprirë nga greva, arrestime e vrasje. Është rezistenca, dhe jo gjeneroziteti i pronarëve garancë për një botë pa pranga. Sindikatat sot gjenden në trysninë e pushtetit autoritar. Ato janë përjashtuar arbitrarisht nga dialogu social. Punëtorët dhe sindikatat duhet ta ruajnë autonominë e tyre me çdo kusht, ndërkohë që s’duhen as komplekse për asocime e aleanca, ka shkruar kryetari i Partisë Social-Demokrate, Dardan Molliqaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …