Kryetari i Turqisë, Erdogan, ka deklaruar se Bashkimi Evropian më shumë kujdeset për të drejtat e kafshëve dhe të homoseksualëve se sa për sirianët. Bllokut me 28 anëtarë të këtij unioni duhet t’i vijë turp që nuk i gjendet pranë miliona grave dhe fëmijëve që zgjasin dorën për ndihmë. Gjatë muajve të fundit, marrëdhëniet mes BE-së dhe Ankarasë zyrtare kanë qenë mjaft të tensionuara për shkak të debateve në lidhje me liberalizimin e vizave. Kjo situatë mund të kërcënojë edhe implementimin e marrëveshjes së firmosur për menaxhimin e krizës së azil-kërkuesve. Kryetari i Turqisë ka drejtuar akuzat e tij të drejta Bashkimit Evropian duke deklaruar se blloku me 28-anëtarë kujdeset më shumë për të drejtat e kafshëve dhe të homoseksualëve se sa për qytetarët sirianë që ndodhen në luftë. Deklarata e tij pritet që t’i tensionojë edhe më shumë marrëdhëniet mes palëve. Gjatë deklaratës së tij, presidenti turk tha gjithashtu se perëndimi ka ende mendime për pro skllavërisë dhe kolonializmit.
