leoni

Kryetari Haliti uron gjithë besimtarët islam me rastin e Festës së Fitër Bajramit

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti uron gjithë besimtarët islam me rastin e Festës së Fitër Bajramit. Ai ndër të tjera ka thënë: Në emrin tim dhe në emër të gjithë qytetarëve të komunës së Vitisë, u shprehi urimet më të përzemërta gjithë  besimtarëve myslimanë dhe udhëheqësve të Bashkësisë Islame me rastin e Festës së Fitër Bajramit. Duke shënuar përfundimin e muajit të madhërishëm të Ramazanit, kjo festë sublimon të gjitha vlerat dhe mesazhet morale të këtij muaji, adhurimin e Zotit të kuptuar si dashuri, mirësi e mirëkuptim mes njëri tjetrit. Festa e Fitër Bajramit, karakterizohet edhe me humanitet duke ndihmuar familjet në nevojë. Prandaj pranoni urimet e mija më të sinqerta që këtë festë ta shënoni gjithmonë në lumturi, paqe, harmoni dhe solidaritet me të gjithë”, thuhet ndër tjerash në urimin e kryetarit Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …