Qeveria e Kosovës me shumicë votash ka miratuar propozimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, për anëtarësimin e Kosovës në Byronë Ndërkombëtare të Ekspozitave apo Konventës së Parisit, edhe pse vendi është anëtar i kësaj Byroje prej vitit 2015. Në dokumentin që mban datën e 23 shkurtit të vitit 2016 shkruan se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Zhvillimit Ndërkombëtar i shpreh komplimentet e saj Ambasadës së Republikës së Kosovës dhe ka nderin të njoh pranimin e instrumentit që njofton aderimin e Republikës së Kosovës në Konventën për Ekspozitat Ndërkombëtare të nënshkruar në Paris më 22 nëntor 1928. Ministria e Punëve të Jashtme Ndërkombëtare shfrytëzon rastin për t’i ripërtërirë Ambasadës së Republikës së Kosovës garancitë e konsideratës më të lartë”, thuhej asokohe në letrën e Ministrisë së Jashtme të Francës.
