Deputeti i AAK- së Daut Haradinaj, ka deklaruar se i gjithë Deçani të shtunën ka qenë në Prishtinë, andaj ka pyetur Kryeministrin Isa Mustafa se pse kishte zgjedhur pikërisht atë ditë për të vizituar këtë komunë. Kryeministër, sot krejt Deçanin e ke pasur në Prishtinë, çka kërkove që shkova pikërisht sot në vizitë në Deçan. Kryeministër, nëse jeni frikësuar nga protesta masive, keni mundur bile të shkoni në Qyshk, Zahaq e Pavlan, atje ka qenë përvjetori i disa prej masakrave më të tmerrshme në Kosovë, apo ju nuk e keni idenë se çka janë ato, sepse në kohë të vështira, ju keni qenë në tjetër vend. Ju do të duhej të analizoni përgjigjen, por dhe kërkesat që sot i dha populli në Prishtinë, sepse ai është sovrani dhe jo filozofia prej komunisti. Ajo kohë ka përfunduar o Isa Mustafa. Të rënët, që ju s’keni kohë t’i kujtoni, bashkë më të tjerët, bënë që të bashkohen brigjet e Bistricës së Pejës, e jo të mbeten të ndara si ato të Ibrit në Mitrovicë. Kryeministër, populli ishte i bashkuar kundër vendimeve tuaja, për të cilat ju një ditë do të turpëroheni.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …