Fatmir Limaj

Zyrtarisht është konfirmuar pafajësia e Fatmir Limajt, liderit të paqes dhe të luftës në Kosovë

Anëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovën, Bajram Hasani, ka deklaruar se sot edhe zyrtarisht është konfirmuar pafajësia e liderit të paqes dhe të luftës Fatmir Limaj. “Gjykata e Apelit e ka shpallur Fatmir Limajn dhe të tjerët përfundimisht të pafajshëm për krime lufte në rastin Kleçka. Pastërtia e luftës së Fatmir Limajt u vërtetua dy herë nga Gjykata e Hagës, dy herë nga EULEX-i dhe tash përfundimisht u konfirmua edhe nga Gjykata e Apelit”, ka thënë Hasani, duke shtuar se edhe një herë u dëshmua se këto procese kundër z.Limaj janë orkestruar nga qarqe të cilat i janë frikësuar fuqisë së tij politike. “Për mua personalisht, por edhe përkrahësit e tjerë të Limajt, këto akuza ishin shantazhe politike kundër tij. Pavarësisht akuzave dhe proceseve të montuara asgjë nuk mundi ta ndalë Limajn në rrugën e tij për bërjen e shtetit të Kosovës”. Gjithmonë kemi besuar në pafajësinë e komandant Çelikut, komandantit të luftës dhe paqes. Ky është edhe një hap i vogël për të, por një hap i madh për pastërtinë e luftës së shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka shkruar, Bajram Hasani.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet nga kjo parti. Limaj theksoi përvojën e pasur të Kilajt, duke e përshkruar atë si një ekonomist të diplomuar dhe një figurë të përkushtuar për zhvillimin e vendit. Kilaj ka qenë një nga themeluesit dhe komandant i njësitit të parë të UÇK-së, njësiti “Lumi,” duke kontribuar për sigurinë e Kosovës në fazat e hershme të luftës. Pas përfundimit të luftës, Kilaj ka mbajtur pozita të rëndësishme si nënkryetar i Komunës dhe Drejtor për Ekonomi dhe Financa. Ai gjithashtu ka shërbyer si Kryetar i Komunës së Malishevës për dy mandate dhe ka qenë Zëvendës Ministër i Buxhetit dhe Financave, si dhe Zëvendës Ministër në Ministrinë e Diasporës. Në fjalën e tij, Limaj shprehu besimin se me kandidatura të tilla të fuqishme, NISMA do të rikthehet me sukses në Kuvendin e Kosovës.

Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …