Tirana, për herë të parë do të bëhet mikpritëse e punimeve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cila do të zhvillojë punimet prej 27 deri në 30 maj. Në këtë aktivitet të rëndësishëm ndërkombëtar do të marrin pjesë rreth 700 pjesëmarrës nga vendet anëtare të NATOS-s, vendet vëzhguese, vendet partnere, Parlamenti Evropian, OSBE-ja dhe Këshilli i Evropës. Në një deklaratë për mediat, Kryetar i delegacionit të Shqipërisë në ASP, Pandeli Majko bëri të ditur se Asambleja Parlamentare e NATO-s përbëhet nga 257 anëtarë. Ata janë parlamentarë të zgjedhur nga radhët e deputetëve të parlamenteve kombëtare nga vendet anëtare të Aleancës së Atlantikut. Kjo është e bazuar në procedura të cilat sigurojnë që përbërja e delegacioneve të reflektojë përfaqësimin e forcave politike në çdo Parlament Kombëtar. Asambleja Parlamentare e NATO-s, që nga krijimi i saj në vitin 1955, u siguron anëtarëve të saj mundësinë që të debatojnë çështjet politike dhe të sigurisë së Aleancës dhe të ndikojnë në marrjen e vendimeve që lidhen me të ardhmen e saj. Asambleja Parlamentare e NATO-s kontribuon në çështjet kryesore që kanë të bëjnë me sigurinë e zonës Euro-Atlantike dhe ndihmon në kontrollin më eficent nga parlamentet kombëtare t? ? institucioneve që kanë të bëjnë më mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …