leoni

Sot në Kosovë, Shqipëri, në Maqedoni e gjetkë vazhduan Urimet dhe mesazhet e autoriteteve për Festën e Bajramit të Madh

Sot në Kosovë, Shqipëri, në Maqedoni e gjetkë vazhduan Urimet dhe mesazhet e autoriteteve për Festën e Bajramit të Madh

Si zakonisht edhe në këtë Festë të Bajramit të Madh (Fitër Bajram) që shënon mbarimin një muaj të  agjërimit,  autoritetet e larta të vendit, drejtues partish politike, krerë  të institucioneve urojnë Myftininë e Kosovës dhe besimtarët islamë të vendit. Bashkësinë Islame të Kosovës e ka vizituar Don Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës. Me rastin e Fitër Bajramit, ai ka uruar Myftiun Tërnava dhe të gjithë myslimanët në emër të Kishës Katolike. Ai ka postuar fjalët e Gjergj Fishtës së Madh: Të krishterë e myslimanë festojmë bashkë, Pashkë e Bajram. Me rastin e festës së Fitër Bajramit, edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës. Haradinaj i ka uruar gjithë qytetarët për festën e Bajramit. Po ashtu kanë  qëndruar për urime në Bashkësinë Islame të Kosovës edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryekuvendari, Glauk  Konjufca dhe shumë të tjerë, të cilët janë pritur nga myftiu i Kosovës, Naim Tërnava. Edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit. Ai tha se kjo festë duhet të rikujtojë se sakrifica dhe vlerat njerëzore ndaj njëri-tjetrit janë të domosdoshme për shoqëri me zhvillim të begatshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …