Bugajski

Janusz Bugajski: Takimi në Berlin në mes të Albin Kurtit dhe Aleksander Vuçiqit nuk do të zgjidhë asgjë

Njohësi amerikan i rrethanave ndërkombëtare, Janusz Bugajski,  thotë se takimi në Berlin në mes të Albin Kurtit dhe Aleksader Vuçiqit, nuk do të zgjidhë asgjë, nëse nuk përfshihet njohja e pavarësisë së Kosovës. Takimi nuk do të zgjidhë asgjë, pasi është kryesisht një politikë simbolike me tre qëllime. Së pari, BE-ja dëshiron të jep përshtypje se po lehtëson dialogun dhe zgjidhjet paqësore, edhe pse ky ritual mund të vazhdojë pafundësisht pa asnjë rezultat. Së dyti, Beogradi mund të pretendojë se është i interesuar për një zgjidhje, ndërsa në realitet po manipulon bisedimet për të krijuar mosmarrëveshje dhe për të shmangur njohjen e Kosovës. Së treti, Prishtina duhet të marrë pjesë në takimet simbolike në mënyrë që të mos fajësohet se është mosbesuese dhe të mbajë mbështetjen ndërkombëtare, tha Janus Bugajski.

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë!

Bajram Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë!

Gjatë një takimi me fituesit e Konkursit Kombëtar të Gjuhës, nxënësit e shkollës “Rilindja” në …