Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, u shpreh se përulet me respekt para të rënëve më 2 maj në Studime të Vushtrrisë dhe më 3 maj në Bukosh të Suharekës, të masakruar nga serbët njëzetetre vjet më parë. Barbarët nxorën nga kolona qindra njerëz që kishin marrë udhën për në Shqipëri, duke mos kursyer as te miturit e as gjyshërit. Familje të tëra, kanë dhënë nga gjaku i tyre për lirinë e Kosovës, e sa pak kemi bërë si shoqëri e shtet për ta. Kjo sakrificë na obligon të mos ndalemi asnjëherë së kërkuari drejtësi dhe ndëshkim të atyre, që urdhëruan gjenocidin kundër popullit shqiptar. E drejta për viktimat asnjëherë s’do të jetë e plotë por duhet të jemi të bashkuar në kërkimin e saj. Gjithmonë duke ndarë dhembjen me ata që humbën të dashurit, duke ndjerë atë dhembje, e duke e nderuar e mbrojtur vlerën që u krijua nga sakrifica e të rënëve. Kujtimi për ta mbetet i përhershëm”, ka shkruar Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …