Edi Rama

Kryeministri, Edi Rama, në Ditën Botërore të Shtypit, nuk i ka kursyer kritikat kundër disa gazetarëve në vend

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Ditën Botërore të Shtypit,  nuk i ka kursyer kritikat, shpifjet dhe trillimet  kundër disa  medieve në vend. Ai thotë se në Shqipëri nuk ka media të intimiduara apo gazetarë të cilëve  u pengohet liria. Përkundrazi, në vend ka gjithnjë e më shumë viktima të shpifjeve e gënjeshtrave e lajmeve të rreme. Flitet për gjyqe kundër  gazetarëve, kur në fakt s’ka! Flitet për ligjin antishpifje kur në fakt s’ekziston. Gazetarët viktima të dhunës policore në Shqipëri, ja çfarë gënjeshtre! Gazetarët kritikë ndaj qeverisë përballen me sulme politike, ja farë fantazie! Vetërregullim etik në median shqiptare? Çfarë talljeje! Vetëm titulli mungon: Ankesa për mungesën e lirisë, sepse  s’dimë ç’të bëjnë me lirinë! E di që edhe ky opinion i imi do klasifikohet si sulm, presion, agresion kundër mediave, por e kam të pamundur të hesht kur shoh se si tallen disa me lirinë e fjalës dhe se si liria e shtypit bëhet liri e shtypjes, duke shkelur mbi faktet, njerëzit dhe vendin, në emër të saj!”, ka faktuar  kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …