Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ka folur për mediat pas deklaratës së Sali Berishës lidhur me propozimet për sanksionet ruse. Balla u shpreh se nuk merren parasysh propozimet ë një politikani që e ka mbyllur ciklin e tij politik dhe hedh tullumbace populiste për të marrë vëmendje. Në lidhje me mospranimin e turistëve rusë, Balla tha se nëse ky sanksion do të konsiderohet Shqi[ëria do të jetë ndër të parat që do e miratojnë. Vlerësimi i presidentit Zelensky ishte i qartë për mbështetjen e Shqipërisë qoftë në Këshillin e Sigurimin qoftë si anëtare e NATO-s. Kashtë mbi tjegulla mund të vendosë gjithkush, por politikanë që e kanë mbyllur ciklin e tyre nuk mund të vijnë me propozime që nuk kanë vlerë. Agresioni rus në Ukrainë e ka bashkuar më shumë se kurrë botën ndaj Rusisë. Në këtë aspekt duhet të merremi me gjëra serioze jo me tullumbace populiste të një politikani që i ka mbaruar koha.
