Ramush Haradinaj

Haradinaj kërkoi përgjegjësi dhe llogari nga kryeministri, Albin Kurti, për refuzimin e rreshtimit të Kosovës me Amerikën

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka pyetur kryeministrin. Albin Kurti  pse nuk është duke marrë pjesë në një ngjarje në Uashington ku sipas tij po diskutohet për largimin e gazit rus. Ai e ka pyetur Kurtin se ose Kosova nuk është duke marrë pjesë në këtë ngjarje. Haradinaj kërkoi përgjegjësi dhe llogari nga kryeministri, për siç ka thënë ai refuzimin e rreshtimit të Kosovës me ShBA-të. “Në këtë kohë kur në Washington po mbahet ngjarja më e madhe e largimit nga gazi rus me shtetet lidere në diversifikim të energjisë, Kosova nuk është aty.  Albin ku je ti? Ku është Kosova?  Duhet të japësh përgjegjësi dhe llogari se pse ke refuzuar rreshtimin e Kosovës me ShBA. Ndërkohë, në qytetin e Alexandropolis në veri të Greqisë ka filluar ndërtimi i terminalit të gazit të lëngshëm natyror. Kryeministri i Greqisë, Qiriakos Mitsotakis, ka thënë ky terminal i LNG-së pritet të jetë një “portë e re energjetike” që do ta ndihmojë Evropën dhe Ballkanin që të reduktojnë vrasinë nga gazi rus, shkruan gazeta, Ekathimerini. Në këtë takim  të pranishëm kanë qenë presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov dhe si  Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …