Kancelari i Gjermanisë, Olaf Sholz, sot do të presë në selinë e tij, në Berlin, në takime të ndara kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Scholz fillimisht pritet të takohet fillimisht me Kurtin, ku në qendër të diskutimeve do të jetë koordinimi i mëtejshëm mbi agresionin rus kundër Ukrainës, si dhe çështjet dypalëshe dhe rajonale. Kancelari gjerman dëshiron të marrë pjesë në zgjidhjen e çështjes kyçe të pazgjidhur në Ballkanin Perëndimor, e që është problemi mes Kosovës dhe Serbisë. Në BE ka pasur disa përpjekje për të krijuar kushte për një takim të nivelit të lartë midis Kurtit dhe Vuçiçit, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, por deri më tani pa sukses. Vetë kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, ka thënë se nuk do t’i ftojë liderët në një takim të tillë sa për sy e faqe, pa pasur indikacione të qarta se në takim do të arrihet përparim konkret. Ky takim joformal në Berlin, mund të jetë një mundësi për të përmirësuar atmosferën në kuadër të dialogut dhe për ta bërë të mundur edhe ndonjë takim të nivelit të lartë në Bruksel. Takimet e para që janë zhvilluar mes Kurtit dhe Vuçiçit në Bruksel, një zyrtar i BE-së i ka cilësuar si “takime jo të lehta, jo të këndshme dhe jo me përmbajtje.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …