Ministrja e Drejtësisë, Albulenë Haxhiu. më 26 prill ka nënshkruar traktatin për t’ia dhënë Danimarkës me qira 300 qeli në burgun e Gjilanit, por kjo marrëveshje është kritikuar në Danimarkë, madje ministri që e nënshkroi atë, Nuk Hakerup ka dhënë dorëheqje nga posti. Marrëveshja është kritikuar nga disa organizata të fëmijëve në Danimarkë, që thonë se ajo mund t’i shkelë të drejtat e njeriut. Disa organizata thonë se mundësia që fëmijët t’i vizitojnë prindërit e tyre të transferuar në burgjet e Kosovës mund të komplikohet aq shumë sa mund të jetë në shkelje të të drejtave të njeriut. Kështu që marrëveshja politike për dhënien me qira të burgjeve në Kosovë rrezikon t’i dëmtojë fëmijët, vlerësojnë në Danimarkë. Fëmijët kanë të drejtë t’i vizitojnë prindërit e tyre, por mund të jetë aq e shtrenjtë dhe e rëndë sa rrezikojnë ta humbasin marrëdhënien me prindërit e tyre, shkruan Altinget. Marrëveshja me Kosovën është një nga veprimet e fundit të tani ish-ministrit të Drejtësisë, Nik Hakerup, i cili të dielën njoftoi dorëheqjen, duke thënë se do të merret me sfida të reja. Këtë marrëveshje e ka lavdëruar skajshëm ministrja Haxhiu më 27 prill në Komisionin parlamentar për Integrime Europiane.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …