Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: UÇK-ja s’mund të akuzohet për gjendjen e sigurisë në vend pas vendosjes së trupave të KFOR-it e UNMIKU-ut, në vitin 1999

Zëvendës-komandanti i Zonës Operative të Pashtrikut, Sadik Halitjaha ka deklaruar në një debat televiziv se UÇK-ja nuk merr përgjegjësi për sigurinë pasi në Kosovë është vendosur pushteti i KFOR-it dhe administrata e UNMIK-ut. Pas vendosjes së administratës ndërkombëtare, të drejtat tona si UÇK kanë qenë shumë të kufizuara. Armë nuk kemi pasur të drejtë të mbajmë. Përgjegjësia për vrasjet në këtë kohë bie mbi ata që e kanë pasur përgjegjësinë e sigurisë. Vrasja e Komandant Drinit ka ndodhur në vitin 2000. Kush ka pasur përgjegjësi për sigurinë në atë kohë? Unë jam i bindur se ata e dinë mirë vrasjen, por kjo për qëllime që ata i dinë edhe  ju ka shërbyer. Shpresojmë se do të zbardhet tash, ka deklaruar ai. Është shumë problematike që për disa vrasje të akuzohet UÇK-së pas demobilizimit në gusht të vitit 1999. Edhe sot në Kosovë ndodhin vrasje por  për këto nuk mund të vishen UÇK-së, ka thënë mes tjerash, Sadik Halitjaha.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …