Sot kemi diskutuar për procesin e hyrjes së zgjedhjeve në parti për kryetarët e të gjitha njësive dhe në Asamblenë Kombëtare do miratojmë dhe një sërë dokumentesh që sot janë miratuar në Kryesi, që burojnë nga detyrimet e Kongresit në funksion të të gjithë kuadrit. Kanë filluar bisedimet zyrtare me palët e tjera të Shqipërisë në përpjekje për të bërë një kandidaturë që kanë një konsensus. Nuk e di, nëse ka vullnet shanset janë shumë të mira, ne jemi të gatshëm që të jemi sa më të hapur, në funksion të zgjedhjet se një presidenti që të garantojë mbylljen me sukses të një kapitulli çmendurie në krye të shtetit. Duke iu përgjigjur raportit të organizatës Gazetarët pa Kufij që e radhit Shqipërinë dhe Kosovën në mesin e vendeve problematike për lirinë e shtypit, Rama tha se i beson vetëm raportit të BE ndërsa shtoi se nuk i duket shqetësuese situata e medias në Shqipëri pasi vitin e kaluar nuk është kërcënuar asnjë gazetar. Në asnjë vend të rajonit, mediat nuk e kanë lirinë që e kanë në Shqipëri. Për këtë nuk ka raport. Nuk ka top që e luan këtë pavarësisht se çfarë thonë raportet. Nëse dëshironi, mund të nis me raportin e BE ku një grup i tërë njerëzish punon për raportin bazuar në fakte e argumente, jo mbi perceptime e axhenda. Me të gjithë respektin, por në këto vite leximi kam mësuar të jem selektiv se një pjesë e këtyre raporteve nuk janë të besueshëm.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …