Olaf Scholz

Në Berlin asgjë e re, Kancelari Sholc, përsërit katër kërkesat e njohura të zonjës Merkel, për vendet e Ballkanit Perëndimor

Kërkesat e Qeverisë Federale gjermane  drejtuar shteteve të Ballkanit Perëndimor sa i përket Procesit të Berlinit mbesin të njëjta, ka saktësuar kancelari gjerman  Scholz në një  konferencë për media pas takimit në Berlin me Albin Kurtin dhe Aleksander Vuçiqin. Në vitin e  kaluar, Berlini kërkonte që liderët e Ballkanit Perëndimor t’iu përmbaheshin zotimeve të tyre sa i përket finalizimit të negociatave të marrëveshjeve në kuadër të Procesit të Berlinit, e ku si më i rëndësishëm është krijimi i Tregut të Përbashkët Rajonal. Ndërkohë, ishte theksuar se duhej zbatuar edhe tri marrëveshje të tjera, të cilat  janë liria e udhëtimit me kartela të identitetit, liria e udhëtimit për shtetasit e vendit të tretë dhe njohja e kualifikimeve akademike. Me procesin e  Berlinit, Gjermania ka vite që angazhohet në këtë drejtim. Këtë dëshiroj ta bëj së bashku me partnerët me një ftesë në Berlin, në pjesën e dytë të vitit, dëshiroj ta ringjalli me një ftesë. Projekti aktual më i rëndësishëm i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesi të Berlinit është krijimi i një Tregu të Përbashkët rajonal. Siç e shihni, patëm shumë tema, dhe gëzohem që do t’i vazhdojë ato në një vizitë në Prishtinë”, ka thënë Scholz në konferencë për media pas takimit të 4 majit.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …