Në Gjonaj të Hasit sonte fillon Festivali tradicional folklorik ” Hasi jehon”.
Drejtori i festivalit, Haziz Hodaj, thotë se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për mbarëvajtje sa më të suksesshme të edicionit të 33-të të këtij festivali. Ai ndjehet i lumtur që pas periudhës 2 vjeçare, si pasojë e pandemisë, ” Hasi Jehon” po rikthehet në shtratin e tij në Kodrën e Pajtimit.
Sipas tij, interesimi i grupeve artistike për të marrë pjesë në festival ka qenë tejet i lartë, ndërsa njofton se nga ky edicion, është vendosur një rregulloree re dhe grupeve pjesëmarrëse iu është kërkuar që programin e tyre t’ia përshtatin kritereve të reja të ruajtjes së trashëgimisë shpirtërore të festivalit, pasi Festivai është në proces të pranimit nga Ministria e Kulturës që të jetë si aset në mbrojtje të përhershme.
Në edicionin e radhës së festivalit ” Hasi jehon”, do të marrin pjesë 16 grupe artistike nga hapësirat mbarëshqiptare, ndërsa tradicionalisht festivali hapet nga nikoqiri SHKA ” Malësori” nga Gjonaj.
Haziz Hodaj, Drejtor i Festivalit
049 263 550
Festivali Folklorik “ Hasi Jehon 2022 ”
Programi:Dita e parë ( 5 maj 2022 , ora 18.00 hapja e ekspozites se bukes)
- SHKA “ Malësori “ – Gjonaj
- SHKA “Çeta e Profetëve” – Krumë
- Kengetaret: Hamit Kastrati dhe Klevi Gaxha
- Emin Sallahu – Melodi me Okarinë
- AKV “ Deçani ” – Deçan
- Kengetarja: Blerina Dibra
- AEK “ Katarina Josipi ” – Zym
Dita e dytë ( 6 maj 2022 ora 18 e 30 min )
- SHKA “ Bajram Curri ” – Prishtinë
- SHKA “ Kastriotët ” – Ferizaj
- SHKA “ Rapsha” – Tuz
- SHKA “ Zëri i Kosovës ” – Fushë Kosovë
- SHKA “ Minatori i Ri ” – Kizhnicë
- SHKA “ Kemajl Aziz i” – Viti
Dita e tretë ( 7 maj 2022 ora 18 e 30 min )
- SHKA “ Bajram Curri “ – Krushë e Madhe
- SHKA “ Bresana” – Bresanë
- Rapsodi: Jeton Fetahu
- Ansmabli “ Besa “ – Kavajë
- SHKA “ Shqiponja “ – Shkup
- AFA “ Rugova ” – Pejë
- SHKA “ Malësori ” – Gjonaj