Arben Gashi

Arben Gashi, ka kritikuar shefen e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila për gjuhën e përdorur, në Kuvend

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kritikuar shefen e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila për gjuhën e përdorur në Kuvendin e Kosovës. Kusari-Lila po përdorë dhunë verbale ndaj opozitës në Kuvend. “Me sa po kuptoj nga sjellja verbale e dhunshme e kryetares së pushtetit, ju do të qeshni më vonë. Mbani mend. Po e qoni Kuvendin me veprimet e juaja drejt paaftësisë vendimmarrëse dhe po e rrezikoni kushtetutshmërinë në këtë vend duke e shkelur demokracinë dhe duke e paaftësuar Gjykatën Kushtetuese. Kjo sjellje është e papranueshme dhe po e shtini Kuvendin dhe vendin në një situatë të një konflikti të brendshëm politik,  për të cilin nuk di se si do ta  zgjidhni. E keni për detyrë kompromisin e jo për ta  paaftësuar atë. Ju e keni pushtetin, tha deputeti Arben Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …