Edi Rama

Kryeministri, Edi Rama, po qëndron në Varshavë, të Polonisë për të marrë pjesë në Konferencën e Donatorëve për Ukrainën

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama, po qëndron në Varshavë, të Polonisë për të marrë pjesë në Konferencën e Donatorëve për Ukrainën, të organizuar nga Kryeministri i Polonisë Mateus Morawieski dhe kryeministrja e Suedisë Magdalena Andersson, në partneritet me Presidentin e Këshillit Evropian Sharl Mishel dhe Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen. Konferenca, me pjesëmarrje të nivelit të lartë të kryetarëve të shteteve dhe qeverive i dedikohet qëllimit të përbashkët për të mbështetur reagimin humanitar të OKB-së në Ukrainë dhe për të diskutuar hapat e mëtejshëm drejt mbështetjes së përpjekjeve të Ukrainës për të trajtuar sfidat ekonomike të krijuara nga lufta. Me këtë rast do të diskutohet lidhur me  masa konkrete, me qëllim  për t’ iu përgjigjur fatkeqësisë humanitare të shkaktuar nga lufta, ku sipas vlerësimit t OKB-së, miliona njerëz kanë nevojë për ndihmë urgjente humanitare, duke përfshirë ushqimin, furnizimet me barna dhe strehimin e të ikurve nga lufta.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …