28 qytetarë të Komunës së Rahovecit përfituan nga projekti “Fuqizimi socio-ekonomik në Ballkanin Perëndimor”

28 qytetarë të Komunës së Rahovecit, sot përfituan nga projekti: “Fuqizimi socio-ekonomik në Ballkanin Perëndimor”, të bashkëfinancuar nga Organizata Gjermane “Help” me 50 %, Komuna e Rahovecit me 30 % dhe përfituesit e grantit me 20 % të shumës. 93,031.43 € është shuma e përgjithshme e grantit të shpërndarë, nga të cilat 15,000 € janë siguruar nga Komuna e Rahovecit. Përmes projektit, synohet zhvillimi i qëndrueshëm dhe stabiliteti ekonomik në Kosovë, duke siguruar blerjen e pajisjeve, makinerive, inventarit dhe të tjera, varësisht nga kërkesat e përfituesve, që janë kryesisht biznese të vogla. Në këtë pako të gjerë mbështetëse, përfshihen edhe trajnime në mikro-menaxhim biznesi. Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, e ka falënderuar Organizatën “Help”, e cila realizon këtë projekt me mbështetjen e drejtpërdrejtë të Qeverisë së Gjermanisë. Padyshim, se një projekt i tillë nxit punësimin dhe zhvillimin ekonomik në komunën e Rahovecit, prandaj do të jem gjithmonë i gatshëm për bashkëpunim në realizimin e projekteve të ngjashme, ka thënë kryetari Latifi.

Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …