Kuvendi

Kuvendi i Kosovës ndërpret, pastaj vazhdon seancën plenare pavarësisht tensioneve që kanë shkaktuar deputetët e partive opozitare

Kryekuvendari, Glauk Konjufca, ka ftuar në takim nënkryetarët dhe kryetarët e grupeve parlamentare të partive që të mbajnë mbledhje për të diskutuar lidhur me  procedimin e mëtutjeshëm të seancës së sotme plenare. Shkaku për mbajtjen e këtij takimi erdhi pas tensioneve të shumta të shkaktuara nga deputetët e partive  opozitare, të cilat duke goditur tavolinat bënin zhurmë dhe pengonin punën e Kuvendit të Kosovës me kërkesën për të vazhduar seancën e mbetur në gjysmë për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për energjinë, të cilin nuk po e lejon Vetëvendosja. Ndërkohë,  Glauk Konjufca tha se nuk e sheh të arsyeshme ndërprerjen e seancës, ndaj ajo vazhdoi me pikat e rendit të ditës, ku njëra prej tyre ishte votimi i dy kandidatëve për Gjykatë Kushtetuese. Deputetët e opozitës, ata të PDK-së dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, sërish e penguan këtë proces, duke e marrë kutinë e votimit dhe duke e vendosur në ulëset ku ulen ata. Kuvendi megjithatë i vazhdoi punimet.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …