Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, në një prononcim për mediet nga Elbasani, tha sot se “PS është e gatshme të ulet për të filluar procesin e diskutimit me përfaqësuesit e opozitës në parlament për zgjedhjen e presidentit të ri”. Pyetjes se me sa kandidatë do të shkojë Partia Socialiste në raundin e parë për zgjedhjen e presidentit, Gjiknuri iu përgjigj duke kujtuar se “Partia Socialiste ka filluar një proces konsultimesh dhe me opozitën”. “Është një proces që sapo ka nisur. Ju e dini që dje u dakordësua një kalendar takimesh. Besoj se do të ulemi në tryezë për të diskutuar profilin e kandidatit më të përshtatshëm për President. Për aq kohë sa jemi në vigjilje të fillimit të negocimeve nuk do të ishte me vend që Partia Socialiste të dilte me kandidat të saj menjëherë”, shtoi ai.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …