Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj dhe zyrtarët tjerë të Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj kryetar i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi e Nehat Elshani u kanë shkuar për vizitë në Gjykatën Speciale në Hagë, te Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Lajmin për këtë vizitë e ka bërë të ditur Enver Hoxhaj përmes një njoftimi. Hoxhaj ka shkruar se asnjëherë më parë nuk i ka parë ata më të vendosur, më të përgatitur e më me shumë energji. Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kanë fituar shumë beteja dhe sfida së bashku, por, asnjëherë më parë nuk i kam parë më të vendosur, të përgatitur, përplot energji për të fituar edhe betejën në Hagë, e cila është vetëm vazhdimësi e luftës për liri dhe pavarësi e krerëve të UÇK-së. Triumfi i tyre në Hagë, do të jetë triumfi i Kosovës!
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …