Besnik Tahiri

Besnik Tahiri: Ishte gabim dhe arrogancë e Vetëvendosjes mos votimi i komisionit hetimor parlamentar për gjendjen energjetike

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka folur lidhur me votimin e themelimit të komisionit hetimor për energjinë elektrike në Kuvendin e Kosovës.  Ai ka thënë me këtë rast se që nga dita e parë, ishte gabim dhe arrogancë e tepruar e Vetëvendosjes mos votimi i komisionit hetimor parlamentar për gjendjen energjetike në vend. Dje  fitoi e drejta legjitime e opozitës për të hetuar çdo parregullsi në vend. Humbëm shumë kohë në një debat të pa nevojshëm, debat i cili për një moment i mënjanoi nga debati publik temat më të rëndësishme për vendin – ato që ndërlidhen me jetën e qytetarit. Besnik Tahiri ka theksuar se kemi hyrë në vitin e dytë të qeverisjes Kurti, askund nuk është Ligji i Pagave, e siç po shihet edhe këtë vit nuk do të miratohet. “Strategjinë e arrogancës, të cilën  po e përdor shumica parlamentare është e dëmshme për vendin, kjo i vërtetua pasi e drejta legjitime e opozitës për të hetuar parregullsitë, sikurse që u mënjanua një debat i cili është dashur të kryhet brenda një dite”, ka saktësuar Besnik Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …