Kryetari Kastrati viziton maturantët e shkollave të Malishevës që po qëndrojnë në Shqipëri

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, bashkë me drejtoreshën për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi, kanë vizituar maturantët e dy shkollave të komunës së Malishevës, që këto ditë po qëndrojnë në qytetin e Durrësit. Kryetari Kastrati bashkë me drejtoreshën Krasniqi kanë takuar maturantët dhe një pjesë të personelit drejtues dhe arsimor të shkollave, të cilët edhe po kujdesën maksimalisht që ky udhëtim i maturantëve tanë atje të shkoi sa më mbarë. Kryetari Kastrati gjatë këtij qëndrimi disa orësh pranë maturantëve, ka zhvilluar edhe një bashkëbisedim me ta, si dhe kanë përfunduar edhe një drekë të përbashkët në ambientet ku edhe po qëndrojnë maturantët. Në fund, kryetari Kastrati dhe drejtoresha Krasniqi kanë kërkuar nga maturantët që të respektojnë rregullat e kësaj vizite, si dhe të marrin informata me rëndësi përmes vizitave që u bëhen qyteteve e vendeve me rëndësi historike e kombëtare në Shqipëri.

Mund të jetë një imazh i 15 persona, njerëz në këmbë dhe qiell

Kontrolloni gjithashtu

Më 25 prill mbahet Tryezan Shkencore “Rëndësia e Organizimit të Luftës së UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut

Komuna e Rahovecit ka bërë publike agjendën e aktiviteteve për shënimin e 27-vjetorit të daljes …