Sot në Prishtinë po mbahet Konferenca shkencore Ndërkombëtare: “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në 550-vjetorin e vdekjes”

Mr Avdi Gjata: Gjergj Kastriot Arbërori ( 6 Maj 1405-17 Janar 1468)

Qytetar të nderuar, bashkë atdhetar e pasardhës të Gj. Kastriot Arbërorit mirë se keni ardhur në festimin e 600 e 17 vjetorit të lindjes të zotit të Arbërisë e shqiptarëve. Tashmë të gjithë e dimë që Gj. Kastrioti persefikon një epokë të tërë historisë së Kombit shqiptar që quhet epoka e Gjergj Kastriotit apo epoka e kundër vërshimit osman fundi i shek. XIV e fillimi i shek. XVI për mbrojtjen e tokës të pasurisë e lirisë .Nën udhëheqjen e Gjergjit lufta e arbërve e shqiptarëve u ngrit në shkallë më të lartë kombëtare më të organizuar që shënoi edhe kthesën vendimtare politike të e forcimin e vetëdijes kombëtare.

 Figura e tij paraqet një nga ato raste, jo të shpeshta në histori kur shtresat e ndryshme shoqërore , takohen me një personalitet ku gjejnë aspiratat e shprehjen e vetitë e tyre më të mira. Gjergji ishte përfaqësuesi më i shquar e konseguent i elitës drejtuese shqiptare që udhëhoqi me vendosmëri frontin e luftës kundër pushtuesve osman. Ai e kuptoi më mirë se kushdo tjetër , detyrën që shtronte çasti historik, nevojën e bashkimit politik që po na mungon edhe sot që është kushti kryesorpër të mbrojtur atdheun , popullin të kërcënuar tashmë prej pushtuesve osman. Njohja e thellë e jetës, situatës, botëkuptimit dhe e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve të huaj si edhe organizimit të shtetit e ushtrisë osmane, e kishte mundësinë të ndërtonte me efektivitet të lartë veprimtarinë e tij si burrë shteti dhe një udhëheqës ushtarak i shquar.  Ai e kishte të qartë se pa një bazë organizative të qëndrueshme , pa bashkërendimin e mjeteve dhe burimeve njerëzore, ekonomike, ushtarake e materiale, pa bashkërendimin  e të gjitha veprimtarive që zhvilloheshin  në rrafsh të brendshëm e në rrafsh ndërkombëtar ishte e kot. E njëri nga hapat e parë në këtë drejtim ishte formimi i Besëlidhjes Shqiptare të Lezhës që përbënte të parin bashkim të gjerë politik të shqiptarëve që në fund t[ë viteve 50 çoi në krijimin e një pushteti të vetëm shtetëror për të gjitha viset e lira shqiptare që u bë edhe themeluesi i parë i shtetit të pavarur shqiptar.

 Procesin e bashkimit të shqiptarëve e krijimit të shtetit e favorizoi shumë edhe Toleranca Fetare e Gjergjit e zotit të shqiptarëve. Si i krishterë e i rritur në ambientin mysliman, ai qëndroi mbi dallimet fetare pasi nuk ishte koha ti shpallte luftë edhe një fatkeqësie që vinte nga stepet e anadollakut. Ai bashkëpunoi ngushtë  dhe pa asnjë paragjykim me klerin e riteve të ndryshme  që kishte dërguar ambasadorë të tij në vendet e huaja priftërinj të gjitha konfesioneve fetare që kishte ndikuar pozitivisht në procesin e bashkimit të shqiptarëve në bashkimin shpirtëror të gjithë popullit shqiptar dhe forcimin e vetëdijes kombëtare të tij, ku shënonin fitoren më të madhe të epopesë së lavdishme të shek. XV. Aftësitë e Gjergjit si burrë shteti spikatën edhe në marrëdhëniet me vendet tjera. Personaliteti i tij si burrë shteti ishte i pandarë nga veprimtaria e tij si udhëheqës ushtarak i talentuar. Personaliteti i Kastriotit si burrë shteti strateg e mjeshtër i artit ushtarak dallonte me mbretëritë e me princit evropian që bazoheshin mbi trupat mercenarëve të armatosur rëndë, Kastrioti mbështetej mbi një ushtri vullnetare të armatosur lehtë me lëvizshmëri të madhe e aftësi të lartë goditëse të formuar me vullnetar me shpirt vetëmohimi. 

 Gjergj Kastrioti gëzonte dashurinë nga bashkëkombësit e vet, jo vetëm sa qe gjallë, por edhe pas vdekjes. Figura e tij edhe sot mbeti e është e gjallë në shpirtin e ndërgjegjeje ne popullit shqiptar si kujtim i atyre luftërave  e deri në ditët e sotme. Gjergji jetoj e vazhdon të jetoi jo vetëm në zemrën e popullit që e lindi. Ai kishte e vazhdon të ketë shtrirje që kalonte kufijtë Iliridës po kishte rëndësi edhe evropiane. Vepra e shqiptarëve nën udhëheqjen e Gjergjit i detyroi të gjitha kohërat të flasin për të. Kur vërshimi osman qëndronte si një shpatë mbi Evropën Qendrore, kur Gadishulli e Ballkanit shpërthyen lëvizjet për çlirimin kombëtar historianët, shkrimtarët e poetët e përdornin figurën e Heroit shqiptar si flamur frymëzues për mobilizimin e popujve të tyre  për liri.

 E për fund të gjithë duhet ta dimë që: Gjergj Kastrioti është krye hero i Arbërve e shqiptarëve, po edhe në të njëjtën kohë edhe Hero i Lirisë evropiane e botërore. Luftërat e shqiptarëve ndaj perandorisë ishin edhe shpëtimi i Evropës siç është edhe sot luftërat e ukrainaseve kundër Rusisë në krye me  fashistin Putin.

Më 6. Maj 2022                                                                   M.  Avdi Gjata.

Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …