leoni

Kastrati dhe Krasniqi: Turjaka do të bëhet me shkollë të re

Tri shkolla të Komunës së Malishevës, kremtuan përvjetorët e punës edukativo- mësimore. SHFMU ” Afrim Buçaj”, Lladroc, SHFMU ” Fehmi Agani”, Turjakë dhe SHFMU ” Gjergj Kastrioti” Llazicë. Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi, me bashkëpunëtorë, morën pjesë në këta përvjetorë të shkollave. Kryetari, Kastrati tha: ”Kam përgjegjësi për angazhim në krijimin e kushteve sa më të mira dhe cilësore për nxënësit e mësimdhënësit, por ndjehem edhe më i përkushtuar për shkollën” Fehmi Agani” ku edhe kam kryer mësimet e para, prandaj, nxënës, prindër dhe ju mësimdhënës, para jush bëjë të ditur se Turjaka do të bëhet me objekt të ri shkollor që plotëson të gjitha standardet për një mësimdhënie e mësimnxënie cilësore, por kërkoi nga ju punë dhe rezultate me nxënësit tanë”, përfundoi Kastrati. Ndërsa drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi, drejtuar të pranishmëve në këto ditë feste për shkollat,theksoi ”Bashkë me qeverinë komunale, jemi të përkushtuar që të realizojmë planin për shkollat me kushte dhe standarde bashkëkohore, në mësimdhënie e mësimnxënie cilësore, ku kërkoi nga menaxherët e shkollave zbatim të plotë të rregullave në shkollë, bashkëpunim me prindërit dhe organet shkollore, prandaj merita u takon juve mësimdhënës të punoni fortë, sepse këtë na mundësuan dëshmorët e kombit dhe lufta çlirimtare e UÇK-së për liri, dhe vazhdoi, unë do të jem bashkëpunuese me ju dhe  në plotësim të të gjitha kërkesave që i duhen shkollave, në procesin mësimor”. Edhe drejtorët e shkollave folën për të arriturat e nxënësve, si dhe më të dalluarve ju ndanë mirënjohje e falënderime.  Në fund nxënësit shfaqën program kulturor- artistik.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz duke ecur, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …