Alexander Schallenberg: Integrimi europian në rrethanat aktuale është më i rëndësishmi që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore

Alexander Schallenberg: Integrimi europian në rrethanat aktuale është më i rëndësishmi që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Shallenberg, ka thënë se integrimi europian në rrethanat aktuale është ndoshta më i rëndësishmi që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Në këtë drejtim, ai ka thënë se BE duhet të jetë më e vëmendshme ndaj Ballkanit Perëndimor. Ne duhet të punojmë së bashku dhe shpresoj se deri në qershor do të hapim negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe do të miratojmë liberalizimin e vizave me Kosovën, si dhe që Bosnje e Hercegovinës t’i jepet sa më shpejt statusi i kandidatit”, ka thënë Shallenberg gjatë një debati me Kryeministren e Serbisë në Firencë të Italisë, të cilën e ka moderuar Miroslav Lajçak, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi  “Tani kemi një pikëpamje gjeostrategjike të gjërave. Kemi marrë vendime që kanë qenë të pa mendueshme në BE deri më tani”, ka thënë Schallenberg në panelin ku u diskutua për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor në Firencë të Italisë.

Kontrolloni gjithashtu

Lekaj

Pal Lekaj pas dështimit të Haxhiut: “Përgatituni për zgjedhje, s’ka më alternativë”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të …