Safet Gërxhaliu

Gërxhaliu: Kosova e ka humbur betejën për energjinë elektrike

Safet Gërxhaliu, ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës duke folur për energjinë elektrike në vendin tonë ka thënë se Kosova e ka humbur betejën në momentin kur sipas tij, pozita aktuale ka qenë kundërshtare e ndërtimit të kapaciteteve të reja prodhuese bazuar në thëngjill. Kosova është në një pozitë më të vështirë sepse po refuzohet thëngjilli dhe projektet me energji të erës. Edhe tani ka zëra që janë kundër përdorimit të gazit dhe të mundësive për të pasur alternative në furnizim është shqetësimi më i madh. Besoj që ekspertët duhet ta thonë mendimin e vet dhe të gjinden të gjitha modelet që do të jenë në interesat e qytetarëve sepse nuk i bëhet nder Kosovës me politika refuzuese dhe me qasje refuzuese për projekte strategjike nga ShBA-ja”, është cituar të ketë deklaruar Safet Gërxhaliu.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …