Nëpërmjet projektit të financuar nga BE, 40 vullnetarë të OKB-së përfundojnë me sukses detyrën e tyre njëvjeçare në Qendrat Sociale

Pas një viti punë të palodhur në Qendrat për Mirëqenie Sociale (QPS) në mbarë Kosovën, 40 vullnetarë të komunitetit të OKB-së kanë përfunduar detyrën e tyre vullnetare. Ceremonia përmbyllëse u zhvillua në prani të Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së për Kosovën, Dario Di Benedetto, Udhëheqës i Ekipit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Seksionin për Zhvillim Social në Kosovë – Zhvillimi Social, Resul Makreshi, zëvendësministër i Ministrisë së Financave, Punës, dhe Transfereve dhe përfaqësues të tjerë të BE-së, UNDP-së, Vullnetarëve të OKB-së (UNV) dhe institucioneve të Kosovës.

Iniciativa ishte pjesë e projektit për Ndihmë Humanitare (HAP) të financuar nga BE, i zbatuar nga UNDP dhe në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve (MFLT) / Departamenti i Planifikimit Social dhe Familjar (DSFP), Qendrat për Punë Sociale (QPS) në tërë Kosovën, Universitetin e Prishtinës dhe Zyrën e UNV-së në Kosovë.

Gjatë 12 muajve të fundit, skema e praktikës me pagesë për punonjësit socialë, psikologët dhe sociologët e sapodiplomuar, ofroi ndihmë të menjëhershme, duke forcuar kapacitetet e QPS-ve dhe, në të njëjtën kohë, duke fituar përvojë profesionale. Këta 40 vullnetarë të komunitetit të OKB-së, nga të cilët 36 janë gra dhe 7 nga komunitetet joshumicë tani janë të certifikuar si punonjës socialë të gatshëm për detyra dhe sfida të reja.

“Ne kemi pasur një mundësi unike, në partneritet me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve dhe BE-në për të ofruar një ndihmë për ata që janë në situatat më të cenueshme – duke ngritur kapacitetet e Qendrave të Punës Sociale. Ky program i ka parapri bashkëpunimit shumë të nevojshëm midis Qendrës për Punë Sociale dhe të sapodiplomuarve që aspirojnë të bëhen punonjës socialë. Jo vetëm që Vullnetarët e Komunitetit të OKB-së u kanë ofruar qendrave kapacitete të paçmueshme shtesë  – por atyre u është dhënë gjithashtu një mundësi për të fituar përvojë të vlefshme profesionale, duke i lejuar ata të bëhen brezi i ardhshëm i punonjësve socialë,” theksoi Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në fjalën e saj përshëndetëse.

Dario Di Benedetto, Udhëheqës i Ekipit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Seksionin për Zhvillim Social në Kosovë, përgëzoi të diplomuarit për profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre të treguar për të ndihmuar qytetarët në nevojë dhe për t’i bërë komunitetet më rezistente. “Sot festojmë përfundimin e skemës së praktikës për 40 punonjës socialë, në kuadër të programit “BE për Mbrojtjen Sociale”. Në 12 muajt e fundit këta profesionistë të rinj kanë zhvilluar aftësi profesionale që janë një pasuri për të ardhmen e mirëqenies sociale në Kosovë. BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në vazhdimin e reformës së shërbimeve sociale, e cila përfshin edhe dispozita për të garantuar cilësinë e shërbimeve dhe standardet profesionale për stafin”.

Duke përshëndetur të pranishmit, Resul Makreshi, zëvendësministër i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve theksoi: “Angazhimi i vullnetarëve të OKB ka mundësuar përfshirjen e gjeneratës së re të punëtorëve social në punë praktike, ka krijuar një mundësi më shumë për secilin student të diplomuar si dhe ka rikthyer besimin në mbështetje për gjeneratat tjera të studentëve të punës sociale. Ne vlerësojmë sukesin e arritur gjatë kësaj kohe duke trajnuar dhe duke ju dhënë mundësinë e punës praktike të rinjëve por dhe duke fuqizuar Qendrat për Punë Sociale”.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …