Ish-kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, thotë se zgjedhja e Dalibor Filipoviqit në postin e nënkryetarit të Kamenicës është pazar i Rahimajt të Vetëvendosjes me Listën Serbe për pushtetin që ua ka premtuar. Kastrati në një prononcim tha se Filipoviq ka bindje kundër komunitetit shqiptar dhe kategorive që kanë pësuar nga lufta e për më tepër s’ka kualifikim pasi punon si pastrues në një shkollë në Kamenicë. Ai u shpreh se në parim është pro zgjedhjes së një serbi për nënkryetar të Kamenicës përderisa ka qytetarë serbë që jetojnë atje, por jo edhe personi që e ka emëruar Rahimaj. Kryetari i Kamenicës nga radhët e Vetëvendosjes, ka konfirmuar sot se ka propozuar Dalibor Filipoviqin për nënkryetar të komunës dhe i njëjti është votuar në Kuvendin Komunal. Filipoviq kishte shprehur admirim për ish-ministrin Jabllanoviq, kur ky i fundit ishte shkarkuar për shkak se i kishte quajtur “egërsira” nënat gjakovare. Ish-kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati tha se propozimi i Filipoviqit dhe votimi në Kuvend, nënkupton se ai është zgjedhë nënkryetar.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …