Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit për vizitë në shtetet e Bashkuara të Amerikës ka bërë homazhe pranë varreve të vëllezërve Bytyçi në nderim dhe kujtim të jetës dhe veprës së tyre. “Ylli, Mehmeti e Agroni, të frymëzuar nga tradita atdhetare e familjes, u bashkuan në ‘Atlantikun’ e UÇK-së, pa shikuar prapa. Pjesë e rreshtit të mbrojtësve të Kosovës, ata janë shembull i luftëtarit shqiptar, çlirimtar e jo pushtues, që kërkon lirinë e tij pa shkelur të drejtat e tjetrit”, ka shkruar Haradinaj. Më tej ai ka thënë se “këta trima me krenari i nderoi Kongresi Amerikan duke nxjerrë rezolutë për të vulosur edhe njëherë se Amerika dhe Kosova janë bashkë në mbrojtje të lirisë”, Vëllezërit Bytyçi u arrestuan më 23 qershor 1999 nga policia serbe pasi aksidentalisht e kaluan kufirin me Serbinë përderisa ishin duke i ndihmuar disa fqinjë nga një familje rome, të cilët iu kishin kërkuar vëllezërve që t’i shoqëronin deri te kufiri për të kaluar në Serbi. Pas arrestimit ata u akuzuan për kalim ilegal të kufirit dhe Gjykata për Kundërvajtje në Prokupje të Serbisë i dënoi me 15 ditë burgim. Por pas vuajtjes së dënimit prej 15 ditëve burg, vëllezërve Bytyçi u humbën gjurmët. Edhe pse kanë kaluar 23 vjet që nga vrasja e tyre edhe përkundër përpjekjes së vazhdueshme të Amerikës nga Serebia, të cilët vazhdimisht kanë kërkuar zbardhjen e këtij rasti, deri në këto ditë nuk ka ndonjë person të dënuar për vrasjen e vëllezërve Bytyçi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …