Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe udhëheqësit e G7-ës, sot kanë realizuar një takim virtual me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky ku diskutuan veprimet e mëtejshme që SHBA-ja dhe aleatët e saj po ndërmarrin për të ndëshkuar Rusinë për pushtimin e saj të paprovokuar të Ukrainës, të cilat përfshijnë sanksione kundër tre kanaleve më të mëdha televizive ruse dhe një angazhim nga çdo anëtar i G7-ës për të hequr gradualisht importet e naftës ruse, ka bërë të ditur një zyrtar i lartë i administratës së SHBA-së. “Ky është tashmë një dështim për Putinin dhe ne do të vazhdojmë të nderojmë luftimet e guximshme që po zhvillohen nga populli ukrainas dhe të dëgjojmë presidentin Zelensky dhe të angazhohemi për të qëndruar në një vijë”, u tha zyrtari i lartë gazetarëve përpara takimit, shkruan CNN të dielën. Sipas tij “Putini po i çnderon ato sakrifica duke përhapur gënjeshtrat e tij, dezinformimin e tij për barbarizmin që po kryen në Ukrainë. Është me të vërtetë një shans për të thënë të vërtetën dhe për të demonstruar unitetin tonë të vazhdueshëm”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …