leoni

SHFMU ”Dëshmorët e Kombit”  të fshatit Ngucat shënoi Ditën e Shkollës

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët ”Dëshmorët e Kombit”, në fshatin Ngucat, shënoi- Ditën e shkollës, po këtë ditë ishte edhe rënia e dëshmorëve të kombit të këtij fshati  që ranë për lirinë e Kosovës dhe trojeve shqiptare. Në këtë kremte mori pjesë edhe drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi dhe zyrtari pran drejtorisë, Sabit Berisha. Në fjalën e rasti, znj. Krasniqi, tha: ”E veçanta e kësaj dite është se koinçidon me dy përvjetor, ditën e shkollës dhe rënien e dëshmorëve të kombit për lirinë e Kosovës dhe trojeve shqiptare, prandaj unë këtu shohë nënat që dhanë djemtë më të mirë për Kosovën, shohë mësuesit veteranë, shohë gratë që gatuan bukën për luftëtarët e lirisë, shohë shkollën e lirë shqipe të organizuar mirë, nipërit e dëshmorëve që recitojnë e këndojnë për shkollën, atdheun, dëshmorët e kombit, dhe vazhdoi, nga këtu sot obligohem që bashkë me ju të punojmë fortë për nxënësit sepse koj është e ardhmja e sigurt, njëherit, kjo pjesëmarrje është treguesi më i mirë për rezultate e së nesërmes, ju premtoi për angazhim , bashkëpunim me të gjithë edhe si qeveri komunale  se arsimi është dhe  do të jetë top prioriteti ynë”. Lavdi dëshmorëve të kombit të të gjitha brezave!,  përfundoi Krasniqi. Edhe  drejtori i shkollës, Esat Zabelaj, foli për të arriturat e shkollës, për më të dalluarit u ndanë mirënjohje për nxënësit dhe mësimdhënësit si dhe për kontribuuesit  nga fshati. Nxënësit e shfaqën një program të pasur kulturor-artistik.

Mund të jetë një imazh i 9 persona dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …