Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri e cilëson unik atë që ai e quan “momenti i Kosovës këtë vit dhe vitin e ardhshëm”. Ai tha se kryeministri Albin Kurti s’është dashur ta takojë kryetarin serb, Aleksandar Vuçiq në darkë, pasi një veprimi tillë është i paarsyeshëm. “Unë mendoj që Albin Kurti duhet ta takojë Vuçiqin, por jo në darka e dreka, po ashtu ne nuk kemi informacione se për çfarë ka biseduar Kurti me Vuçiqin. Ai dhe Qeveria që e drejton duhet të punojnë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për arritjen e një marrëveshjeje me njohje reciproke me Serbinë, ka saktësuar, Besnik Tahiri.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …