Sot, në Gjykatën Speciale, në Hagë, do të mbahet konferenca e radhës për ecurinë e çështjes kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe zgjerimin e aktakuzës nga Zyra e Prokurorit. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do bëjnë paraqitjen sipas orarit që ka caktuar gjykata. Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit Special ka dorëzuar aktakuzën e ndryshuar kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit. Në njoftim thuhet se aktakuza e re pritet të rëndohet me akuza të reja që i referohet krimeve që pretendohet të jenë kryer në fshatrat e Therandës dhe të Gjilanit. Ky zgjerim i aktakuzës ka për qëllim shtyrjen më tej të gjykimit kundër krerëve të UÇK-së që të mbahen sa më gjatë në paraburgim. Avokati, Taulant Hodaj, thotë se zgjerimi i aktakuzës do të vonojë edhe më tutje fillimin gjyqit kundër krerëve të UÇK-së.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …