Mbrojtja e ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi kërkon shkarkimin e gjyqtarit të Speciales, Emilio Gatti

Ish kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, u deklarua i pafajshëm në akuza të reja që ka paraqitur Prokuroria e Gjykatës Speciale, në Hagë

Ish kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, u deklarua i pafajshëm lidhur me akuzat e reja që ka paraqitur Prokuroria e Gjykatës Speciale, në Hagë. Gjatë seancës për paraqitje të mëtejme sot, Hashim Thaçi tha se nuk i ka kuptuar akuzat sepse kanë qenë shumë të redaktuara, por deklarohet i pafajshëm. Deklarohem i pafajshëm, megjithëse lëndën  nuk e kam kuptuar në tërësi  por deklarohem i pafajshëm”, tha Hashim Thaçi. Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guiju, tha se Prokuroria ka paraqitur tri kategori ndryshimesh në aktakuzën ndaj Thaçit dhe ish-udhëheqësve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Akuzat e reja kanë të bëjnë për krime të pretenduara në dy qendra ndalimi në dy fshatra të komunës  Therandë  dhe, sikur thuhet,  një qendër ndalimi,  në Gjilan.

 

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosje

VV pretendon se ka numrat për Qeverinë, por jo për kryeparlamentarin

Në prag të seancës së re të Kuvendit, deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka deklaruar …