Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në komunën e ferizajt, Burim Bajrami, i shoqëruar nga bashkëpunëtoret e tij, gjatë ditës së sotme ka bërë shpërndarjen e plehut artificial azotik 27 për qind për kultivuesit e grurit. Me këtë rast drejtori Burim Bajrami, ka thënë se në këtë mënyrë, po mundohen që t’ju dalin në ndihme fermerëve ferizajas të cilët merren me kultivimin e grurit. U bë e ditur se do të shpërndahen 125.000 kilogram pleh azotik ditëve në vazhdim.