leoni

SHFMU ” RAMADAN MORINA”  shënoi -Ditën e Shkollës

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët ”RAMADAN MORINA”, në fshatin Damanek të komunës së Malishevës, shënoi- Ditën e shkollës, si dhe nderoi jetën dhe veprën e mësuesit, tash dëshmor i kombit Ramadan Morina. Në këtë manifestim mori pjesë edhe drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi dhe zyrtari për arsim, Sabit Berisha. Drejtoresha për Arsim dhe Edukim e Komunës së Malishevës, Arbëreshë Krasniqi, drejtuar nxënësve, mësimdhënësve, prindërve në këtë manifestim të shkollës tha: ”Unë dhe stafi profesional i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim i Komunës së Malishevës, jemi të përkushtuar që procesi edukativo- mësimor të ngritet në cilësi të mësimdhënies dhe mësimnxënies, prandaj që nga udhëheqësi i shkollës, mësimdhënësit dhe punëtorët teknik, kërkoi të punojnë shumë dhe jo vetëm për një pagë, dhe vazhdoi, ju keni shembullin e mësuesit, tash dëshmorit të kombit Ramadan Morina, i cili për shkollën dhe Kosovën, mori pushkën dhe ditarin bashkë, që edhe shkolla edhe Kosova të jetë e lirë, njëherit ju sigurojmë për bashkëpunim me të gjithë që suksesi i nxënësve tanë të jetë në hap me nxënësit evropian, pasi kushtet në shkolla janë të ati standardi”. Lavdi dëshmorit të kombit Ramadan Morina! Lavdi dëshmorëve të të gjitha brezave!,  përfundoi Krasniqi. Edhe drejtori i shkollës, Zeqir Kastrati, foli për të arriturat e shkollës, për më të dalluarit u ndanë mirënjohje për nxënësit dhe mësimdhënësit si dhe për kontribouesit  nga fshati. Nxënësit e shfaqën një program të pasur kulturor-artistik. Në fund u vendosën lule pran lapidarit të dëshmorit të kombit, Ramadan Morina.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …