ShBA përkrah anëtarësimin e Republikës së Kosovës në NATO!

ShBA përkrah anëtarësimin e Republikës së Kosovës në NATO!

Edhe një herë ShBA, si ndër partnerët e ngushtë dhe të pazëvendësueshëm në të gjitha proceset zhvillimore të Republikës së Kosovës, përmes përkrahjes së shprehur haptazi nga zëdhënësi i misionit të ShBA-së në NATO, Jeffrey Adler, rreth iniciativës sonë për t’u bërë anëtar të programit të Partneritetit për Paqe, si hap iniciues drejt anëtarësimit në NATO, po e dëshmon se Kosova konsiderohet partner i besueshëm i ShBA-së. Defender Europe ’23, bashkë zbarkimet si misione të përbashkëta, janë rruga jonë drejt qëllimeve tona përfundimtare, anëtarësimin në institucione evropiane dhe euroatlantike. Rruga jonë është e pashkëputshme nga aleatët tanë, rrugëtimi ynë është i drejtë ngase ndajmë të njëjtat vlera të demokracisë, paqes dhe stabilitetit për të cilat dhe angazhohemi. Republika e Kosovës është e përgatitur për të thelluar partneritetin dhe aleancën tonë e cila shtrihet në shumë fusha, bazuar mbi vlerat e përbashkëta me ShBA-në, dhe është e përkushtuar në rrugën e saj të integrimit në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosje

VV pretendon se ka numrat për Qeverinë, por jo për kryeparlamentarin

Në prag të seancës së re të Kuvendit, deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka deklaruar …