leoni

Hashim Thaci

Sali Bislimi, vë në pikëpyetje aspektin e ligjshmërisë së procedurës në Gjykatën Speciale sidomos lidhur me Hashim Thaçin

Ish kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë paraqitjes në Gjykatën Speciale,  në Hagë, ka deklaruar  se është i pafajshëm. Ai ka bërë me dije se i ka lexuar akuzat e reja në aktakuzën e konfirmuar dhe të ndryshuar më 29 prill, veçse të njëjtën nuk e ka kuptuar. Drejtori  i zyrës ligjore në Bern, Sali Bislimi, vë në pikëpyetje aspektin e ligjshmërisë së procedurës. Ai ka thënë me këtë rast se në fjalitë e lehta gjendet e vërteta, në akuzat me redaktim të komplikuar fshihet gënjeshtra! Rasti i cili aktualisht po e ngarkon Gjykatën Speciale të Hagës për presidentin Thaçi, vë në pikëpyetje aspektin e ligjshmërisë së procedurës. Ndaj presidentit Thaçi nuk është vërtetuar asnjë akuzë. Vlen të theksohet se Gjykata Speciale penale ndërkombëtare ka kërkuar në atë kohë nga vet presidenti që të vendoset për gjithë drejtësinë në rastin e tij, ku aktualisht është i ngarkuar vetëm për prokurorinë”. “Gjykata Speciale dëshiron të harrojë, dhe nuk bën dallimin mes një gjykate të së drejtës themelore dhe një gjykate të së drejtës speciale, ka shkruar Sali Bislimi në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …