Nga 30 vende anëtare të Aleancës Veriatlantike Kosovën si shtet të pavarur e kanë njohur 26 prej tyre ndërsa katër shtete si Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Mosnjohja nga katër vendet anëtare mund të jetë pengesë politike për anëtarësimin e Kosovës në Partneritet për Paqe e ka thënë edhe një burim nga NATO ja duke rikujtuar gjithashtu parimin e miratimit të vendimeve me konsensusin e të gjitha vendeve anëtare. Qeveria e Kosovës ka thënë se veçse ka formuar një grup punues për anëtarësimin në Partneritetin për Paqe. Partneriteti për Paqe është një program i NATO-s, që synon krijimin e besimit midis shteteve anëtare të NATO-s dhe shteteve të tjera në Evropë. (ReL)
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …