Kryeministri i parë shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, e ka bërë të ditur se është pro iniciativës rajonale “Ballkani i Hapur”, ku Kosova dhe shteti që ai tash e drejton kanë refuzuar pjesëmarrjen. Kjo iniciativë është e krijuar që brenda vetes t’i ketë të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Abazoviq tha se është pikërisht Kosova që përfiton më së shumti duke qenë pjesë e kësaj iniciative. Gjithkush që participon reprezanton vetveten dhe shtetin e vet. Mendimi im është se interesi më i madh në rajon është i Kosovës që të jetë në çdo iniciativë rajonale, tha Abazoviq. Kryeministri i Malit të Zi, Abazoviq thotë se nëse Kosova ndryshon qëndrim dhe merr pjesë, atëherë në një mënyrë do të njihet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. “Në atë mënyrë në atë moment, ndoshta në fillim jo formale, ju jeni të njohur. Njësoj si në Procesin e Berlinit sepse nëse kancelari gjerman i thërret gjashtë shtete ballkanike të marrin pjesë secili prezanton shtetin e vet, ka saktësuar Abazoviq.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …