Një gazetare e televizionit Al-Xhazira është goditur për vdekje derisa po mbulonte një bastisje izraelite në qytetin Jenin të Bregut të pushtuar Perëndimor, tha Ministria palestineze e Shëndetësisë. Shireen Abu Akleh, një gazetare e njohur palestineze, që punonte për kanalin në gjuhën arabe të këtij televizioni, u qëllua dhe më pas vdiq. Edhe një gazetar palestinez, që punonte për gazetën Al-Kuds është plagosur, por është në gjendje stabile. Al-Kuds, gazetë me seli në Katar, fajësoi Izraelin për këtë rast. Ministri i Jashtëm i Izraelit, Lapid, tha se vdekja e gazetares është një lajm i trishtuar dhe shtoi se i ka propozuar Autoritetit Palestinez që të kryejnë një hetim patologjik për vdekjen e gazetares.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …