Kryeministri Edi Rama

Edi Rama: Duhet hetuar 21 janari, ku 4 protestues, por edhe Gërdeci, ku u mbytën 26 e u plagosën me qindra

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një deklaratë për mediat në 3-vjetorin e themelimit të SPAK-ut, tha se ka kërkuar prej këtij organi që të hetojë politikanët e rangut të lartë. Rama ka konsideron se duhet hetuar 21 janari, ku 4 protestues u vranë me plumba të vërtetë, por edhe Gërdeci, ku humbën jetë me dhjetëra e u plagosën me qindra. Kryeministri theksoi gjithashtu se në ‘lupën’ e SPAK të jenë edhe disa afera korruptive. “Ta bësh këtë thuajse një vit pasi shpallja non grata është bërë dhe pasi sekretari amerikan i shtetit. ka kërkuar publikisht se institucionet duhet të bëjnë punën e tyre. Që të jemi shumë të qartë, unë skam kërkuar dhe askush s’ka kërkuar dënim, por hetim. Dënimin s’e vendosim ne, por që të hetohet një çështje që është guri në qafë për të gjithë Shqipërinë, është domosdoshmëri. Që të zbardhet deri në fund e vërteta nga një drejtësi e drejt dhe e pavarur duhet të çlirohet nga komplekset e së kaluarës dhe më në fund të hetohen 21 janari, krimi shtetëror nuk para shkruhet. Të hetohet deri në fund nëse është apo jo, tha mes tjerash Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …