Qendra Kulturore “Anamorava” nga Vitia, ka fituar Kupën e Festivalit Folklorik “Ritet pranverore” në Krrabë, Tiranë

Qendra Kulturore “Anamorava” nga Vitia, ka fituar Kupën e Festivalit Folklorik “Ritet pranverore” në Krrabë, Tiranë

Festivali i organizuar nga njësia administrative Krrabë, dhe ansambli ,,Visaret e Krrabës” “Rite pranverore Krrabë-Tiranë”, ku përveç çmimit Kupa e Festivalit Folklorik “Ritet pranverore”, QK “Anamorava”  fitoi dy çmime si: ‘Valltarja më e mirë’ (Marigona Alilaj), si dhe ‘Koreografia më e mirë’ (vallja Dasma e Anamoravës).

Juria profesionale:

Prof. Ermir Dizdari mjeshtri madh

Prof. Gëzime Bargjeçi

Prof. Enver Shëngjergji, mjeshtër i madh kompozitor

Ky ansambël çdo ditë po e dëshmon veten me rezultate konkrete brenda dhe jashtë vendit duke u bërë sfidë e pa kalueshme për konkurrentët! Falënderojmë institucionet e komunës, gjegjësisht DKRS-Viti në krye me drejtorin Valmir Sahiti, thuhet ne njoftim.

No photo description available.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …