Shala  dhe Morina vizituan disa mullinj

Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Fitim Shala, së bashku me zyrtarin për Kulturë, Kushtrim Morina, vizituan Mullirin e Mehmet Alisë në Marali-Shkozë dhe Mullirin e Islam Zenelit në Pagarushë në të cilat janë duke u bërë restaurimet e tyre. Mulliri i Mehmet Alisë apo i njohur ndryshe edhe si mulliri i sipërm i Shkozës, është ndërtuar në Luginën e Pagarushës, në afërsi të Janqistit dhe atij të fshatit Marali, në trekëndëshin mes fshatrave Marali-Goriq-Janqist, në tokat e fshatit Shkozë. Sipas banorëve të fshatit Shkozë, mulliri u ndërtua nga i pari i fshatit Shkozë Mehmet Alia me djemtë dhe nipat e tij, diku në fund të shekullit XVII. Mulliri i Islam Zenelit është një monument i trashëgimisë kulturore në Pagarushë dhe është ndërtuar në shekullin XIX. Ky mulli ka shërbyer për bluarjen e drithit për të ushqyer popullsinë e strehuar gjatë viteve 1998-1999 dhe ushtarët e UÇK-së. Drejtori Shala falënderoi Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren për rikonstruktimin e këtyre mullinjve dhe për angazhimin e tyre, në  ruajtjen, promovimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Komunën e Malishevës.

May be an image of 1 person, outdoors and tree

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …