Në mendjen time nuk manifestoj racizëm e fashizëm, por ta keni të qartë të gjithë ju që ishit në istikame të luftës së UÇK-së kundër Serbisë pushtuese, të gjithë ata që dhanë çdo gjë për lirinë që e gëzojmë sot, e vërteta është se ju shiheni si kriminelë e banditë nga një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë, e pa asnjë dilemë nga mbështetësit fanatikë të Albin Kurtit e Vjosa Osmanit. Pse vjen dita që ky grup i njerëzve e ky pushtet përmes propagandës në rrjete sociale ta trajtojë UÇK-së e pjesëtarët e saj sikur të jenë nga Kraleva e Serbisë, këtë nuk e kam pritur kurrë. Në Hage veç drejtësi nuk ka. Gjykata Speciale përmes BIA-s serbe, ta keni të qartë, ka depërtuar në palcën e shtetit tonë. Kjo është vërtetë e papranueshme! I gëzohemi heroizmit të popullit ukrainas në luftën e paprovokuar që po e bëjnë kundër agresionit rus e në të njëjtën kohë “brigada” mirë të organizuara të njollosjes online në rrjete sociale përhapin gjuhë të urrejtjes e mos durimit për themeluesit e UÇK-së që po akuzohen në Hagë, thuhet në një postim të Ridvan Berishës.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …